Flamuri serb që po valvitej tash e disa vite është hequr nga kalaja e Zveçanit nga persona të paidentifikuar.
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar rastin.
Teksa shtoi se edhe prokuroria është duke e shqyrtuar nëse ka elemente për të hapur rast apo jo.
“Kemi marr një ankesë dhe jemi duke e shqyrtuar. Prokurori është duke trajtuar nëse ka elemente për të hapur rast apo jo”, tha Elshani.