Një veturë me targa serbe është djegur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Një veturë me targa të Serbisë është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30. Përveç veturës e cila është djegur, nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e një shtëpie”, tha ai.
Elshani tha se rasti po hetohet, ndërsa ende nuk kanë ndonjë person të dyshuar.