Digjet një veturë me targa serbe në veri të vendit

Një veturë me targa serbe është djegur në veri të vendit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Sharan” që ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit.

Policia ka marrë njoftimin për zjarrin rreth orës pesë të mëngjesit kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kishin arritur zjarrfikësit.

Elshani ka thënë se për momentin s’ka të dyshuar dhe s’dihet motivi.

“Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai për KosseV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *