Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se me të marrë informatën, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është arritur që të lokalizohet dhe të bëhet fikja e zjarrit.

Sipas pronares së banesës, në kohën kur ajo ka dalë që aty ka qenë gjithçka në rregull dhe nuk e di se çka ka mundur ta shkaktojë zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *