“Diaspora në vendlindje” – Koncert gjigant në Ulqin, mblidhen “bylbylat” e trojeve shqiptare…

Një koncert gjigant do të mbahet me datën 2 gusht në Ulqin me emrin “Diaspora në vendlindje”.

Koncerti do të mbahet në restaurant “Lamiga” nga ora 20:00, shkruan Neutral.al

Ky koncert financohet nga Albi’s Party me udhëheqës, Naser Nika që është organizator i shumë mbrëmjeve në ShBA. E gjithë estrada shqiptare është pjesë e organizimeve të mbrëmjeve të tij.

Organizimet e Naser Nikës gjithmonë bëjnë bujë dhe janë të suksesshme.

Këngëtar të njohur si Ramazan Islami. Gëzim Nika, Myzafer Koliqi, Hajro Ceka, Lulka Merlukaj, Elizabeta Marku, Eli Malaj, Valdet Luka, Suad Mehmet, Samir Veliu do të marrin pjesë në këtë koncert gjigant.

Nëse jeni në Ulqin në këtë datë, mos e humbisni këtë koncert./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *