Diamant Hoti përfaqësoi Kosovën në Straburg, aty u mblodhën 400 rinj nga e gjithë Evropa

Është mbajtur seanca e fundit plenare në kuadër të aktivitetit “Democracy here! Democracy now!” i organizuar nga Departamenti Rinor i Këshillit të Europës.

Aktivitet ky, i cili ka mbledhur në Strasburg 400 të rinj nga e gjithë Europa.

Diamant Hoti, përfaqësues i delegacionit rinor nga Kosova, në fjalën e tij ka informuar të rinjtë e shteteve tjera për Kosovën, duke përmbledhur shqetësimet dhe sfidat që rinia e populli ynë ka në shumë tema të ndryshme, ndër to edhe mosliberalizimin e vizave.

Hoti ka falënderuar të rinjtë e delegacionit të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë në kuadër të aktivitetit “Democracy here! Democracy now!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *