Dhurata Dora me foto joshëse nga pushimet verore

Këngëtarja Dhurata Dora mbetet ndër emrat më të pëlqyer dhe komentuar në muzikën vendore.

Përveç që është aktive me projekte muzikore, Dhurata është mjaft e pranishme edhe në rrjete sociale ku edhe sjell imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja ka shijuar pushimet pas sezonit të veror ku ishte e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Dhurata është shfaqur mjaft joshëse në imazhe në të cilat ka pozuar me veshje të ndryshme duke theksuar fizikun e saj, transmeton telegrafi.

“Lumturia e kohës së verës”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e fotografive teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Në njërin prej fotove ajo shihet e veshur me një fustan saten me ngjyrë bezhë me një hapje te shpina, ndërkohë në një tjetër ajo u pa me një mini-fund rozë dhe këmishë të shkurtër me ngjyrë të bardhë.

Të tjera imazhe shfaqnin Dhuratën në një kostum dypjesësh me ngjyrë të bardhë që e kompletoj me çantë po ashtu të bardhë dhe këpucë me taka të tejdukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *