Në verën e 2022-të një ndër këngët më të dëgjuara ishte “Gajde”. Kombinimi i Dhurata Dorës me Elvana Gjatën solli një dyshe tejet të dashur nga publiku, e kjo u tregua edhe nga koncertet e përbashkëta mes tyre.
Një kimi perfekte që duket se nuk do të përfundoj me kaq.
Në faqet online të fansave të Eurovisionit, ka filluar të qarkulloj lajmi se dyshja janë bashkuar sërish për një këngë të re por këtë herë do të konkurojnë në festivalin e RTSH-së.
Nëse kjo del të jetë e vërtetë dhe e fitojnë festivalin e këngës në televizionin kombëtar shqiptar, këngëtaret marrin tiketën për të përfaqësuar Shqipërinë ne Eurovision 2023.
Lajmi nuk është konfirmuar akoma, por një gjë dihet sekreti do të ruhet deri në muajin dhjetor kur nis dhe publikimi i këngëve për këtë vit të këtij kompeticioni./Neutral