Pastori Femi Cakolli, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, ka kërkuar që dhunuesit të vendosen në një kafaz dhe të ekspozohen për 12 orë në sheshet e komunave ku kanë kryer krimin.
Pas rastit të sotëm ku një vajzë 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona, Cakolli ka propozuar këtë zgjidhje duke shtuar se në të kundërtën nuk do të ndalen rastet të tilla.
Postimi i plotë:
Qe mos te mbesim duke i numeruar rastet e kidnapimit dhe dhunimit te vajzave tona te vogla e femijeve ne pergjithesi te vendit tone duhet qe te ndryshohet Kodi Penal i Kosoves dhe fajtoret e ketille te vendosen ne kafaz dhe te ekspozohen per 12 ore ne sheshet e komunave se ku ka ndodhur krimi.
Ndryshe kjo gje nuk ndalet menjehere. Jam i vetedijshem qe kjo eshte jashte mases dhe etikes se besimit tim dhe si pastor kishe por eshte koha qe te ngritet disiplinimi shoqeror per shkuljen e te keqes nga nje shoqeri qe ushqen e rrit kryesisht djem “krala” e vajza te rendit te dyte a te trete.
Neser do behet vone, edhe pse te gjithe jemi fajtore disi pasi ne si familjare e shoqeri cdo dite e me shume po e heqim rojen e mbrojtjen per tjetrin. Kur bejme ne keshtu pse e kerkojme ne atehere rojen dhe mbrojtjen e Zotit?
Lutem dhe uroj qe ajo vajze shpejt te gjeje trajtimin e duhur, kendelljen dhe jeta e re te mbillet ne te pas kesaj shembje te madhe qe ka perjetuar. Neser sheshet le te mbushen duke reaguar si shoqeri, si prinder e familjare!
insajderi