Gazeta Sinjali raportoi sot për nisjen e hetimeve për një rast të dhunimit, që ka ndodhur në një nga motelet e Ferizajt, ku një 24-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Pas zbulimit të rastit, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili sot ka rënë në prangat e Policisë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore që u ndalua nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunimi” është Fidores Mani.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me një vazjë të mitur në një motel, më 22 nëntor dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Sipas burimeve, pasi ishte iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari ishte identifikuar ndërsa tek sot është arrestuar dhe ndaluar.
I dyshuari dhe viktima, sipas informacioneve që posedon Sinjali janë nga Gjakova, prandaj ky rast po hetohet nga Hetimet Rajonale atje
Pasi u riu është kapur, është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin para hetuesve policorë dhe ka rrëfyer se si përfundoi në motel me vajzën e mitur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.