Një rast i dhunës në familjes u raportua mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brus të Lipjanit, ku një burrë dyshohet se shkaktonte dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gruaja e kishte denoncuar bashkëshortin e saj në Polici, ku ka deklaruar se nga i dyshuari nuk ka përjetuar dhunë fizike, vetëm psikike.
I dyshuari u arrestua dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë, ku gjatë kësaj kohe është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, me ç’rast 45-vjeçarit dje i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.