Dhëndri i të moshuarës: E ka humbur djalin 17 vjeç në luftë, për rrahjen s’mundi t’i tregonte asgjë vajzës

Dhëndrri i të moshuarës që u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, tha se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.

Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e ka vizuar nënën “disa herë në javë”.

Të moshuarën e cila po qëndron ende në qendrën ku u rrah, ai tha se duan ta marrin sonte, dhe se për këtë po presin vetëm një vendim. Ai tha se e moshuara është “nëna e dëshmorit” dhe se “e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare”.

Dhëndri i të moshuarës tha se gruaja e tij ishte në gjendje të rëndë pasi e pa videon në rrjetet sociale.

“Gruaja ishte shumë e shqetësuar. Është dashur të marrë injeksion para se të vijë këtu”, tha ai për t7.

Ai tha se u është thënë se rrahja ka ndodhur “në një hapësirë e cila nuk mbulohet nga kamerat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *