Të shtëna me armë ka pasur sot në plazhin e Radhimës në Vlorë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se përplasja me armë zjarri ka ardhur pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur dy vëllëzërit, pronarë të një lokali, shkruan Neutral.al
Bëhet fjalë për Benjamin dhe Edison Kondin.
Të dy janë pronarë të një plazhi “Bora Bora” në Radhimë, teksa njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.
I gjithë sherri ka nisur për administrimin e plazhit privat që kishin përpara lokalit.
Fatmirësisht e gjithë ngjarja ka përfunduar pa fatalitet. Turistët janë tmerruar./Neutral.al/