Biznesmeni shqiptar i zhdukur prej 10 ditësh është gjetur sot i vdekur dhe për vrasjën e tij është arrëstuar një hotelier 53-vjeçar.
Topalli, baba i tre fëmijëve të mitur, ka pasur një takim të dielën e datës 28.08.2022 në mbrëmje, për t’i dhënë atë që i takon sipas marrëveshjes që kishin bërë, por 53-vjeçari siç ka rrëfyer edhe vetë e ka vrarë!!
Trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar është gjetur në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t’i kalojë Prokurorisë Publike për procedim të mëtejshëm.
Raportohet se vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit pasi dyshohet se e ka ndihmuar të atin në transferimin e trupit të 46-vjeçarit, në vendin ku u gjet.