Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e B.XH, ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Ferizaj.
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, përmes veprimeve paraprake hetimore të zhvilluara, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale.
“I dyshuari, B. XH., (viti i lindjes 1967, mashkull kosovar), ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, derisa ishte në atë pozitë (deri në vitin 2019 – si ofiqar), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (shtetas turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.
“I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, ka njoftuar policia.
Edhe Prokuroria e Ferizajt ka dhënë informacione për këtë rast, ky ka theksuar se personi në fjalë dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumentit zytar”.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Policia e Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, arreston një të dyshuar
Prishtinë, më 20 shtator 2023
Hetuesit policorë ngaNjësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, përmes veprimeve paraprake hetimore të zhvilluara, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale.
I dyshuari, B. XH., (viti i lindjes 1967, mashkull kosovar), ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, derisa ishte në atë pozitë (deri në vitin 2019 – si ofiqar), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (shtetas turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.
Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.
/Gazeta Neutral/