Ka dështuar votimi në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshëm.
Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit, raporton Paparaci.
Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq kanë votuar 45 pro.
Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.