Dëshmitarja e parë e ZPS-së vazhdon të intervistohet në seancë të mbyllur, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), po vazhdon të intervistohet në seancë të mbyllur, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Dëshmitarja, në fillim të seancës ka bërë të ditur se ka dhënë dy herë dëshmi për ZPS-në, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë deklarim, dëshmitarja e ka dhënë para se të mbyllet seanca për publikun, të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *