Banorët e “Big Brother Vip” janë të vendosur që të nxjerrin jashtë shtëpisë Luiz Ejllin dhe për këtë e kanë treguar se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
Së fundmi, pas të gjitha ndodhive të ndodhura brenda shtëpisë, mënyra e re për të shprehur këtë dëshirë ka arritur nivele të tjera. Atë të lutjeve.Teksa qëndronin në oborr Tea dhe Bjordi, ky i fundit ka shprehur lutjen për të pasur forcë për të nxjerrë jashtë Luizin. Pas kësaj Tea ka bërë kryqin duke ju bashkuar “lutjes”.
“Zot më jep forcë të nxjerr jashtë këtë Luizin. Amen!”.
Pas tyre ndërkohë në ato momente ndodhej edhe Luizi i cili pasi ka dëgjuar këtë bisedë ka thënë thjesht:
“Amen!”.