Deshi apo nuk deshi, Noizy u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”!

Stresi dhe Juliana janë dy prej konkurentëve më të fortë në “Big Brother VIP Kosova”, teksa prej kohësh ata kanë pasur debate të forta në shtëpi, por arsyet e diskutimeve të tyre duket që kanë nisur që jashtë dhe për këtë mund të jetë shkak një person i tretë, që të dy e njohin shumë mirë. Në fakt, Juliana së fundmi ka nisur një histori me Atdheun, që është bërë rishtazi pjesë e programit, por megjithatë, nga ajo që ka lënë të kuptohet, konkurentja e “BBVK” ka lënë edhe një marrëdhënie pezull jashtë dhe të gjithë “faktet” na drejtojnë tek Noizy. 

Le t’i marrim me radhë. Ditët e fundit, Juliana ju shpreh banores tjetër të formatit, Artës, duke i treguar se kishte pasur një romancë prej 4 muajsh me dikë jashtë shtëpisë, por për sa kohë kishte qenë pjesë e reality show-t, ky person nuk i kishte dhënë asnjë “shenjë”, edhe pse kishin vendosur që ajo të bëhej pjesë e “Big Brother” si “single”. Po ashtu ajo tha se ndihej xhelozë sepse “djali’ kishte futur brenda shtëpisë veshje të firmës së tij, madje veshje që edhe dizenjon e kishin bërë bashkë dhe ajo priste që t’i vinin dhuratë asaj, por në fakt i shkuan mbresës. 

Veshjet janë të firmës së Noizy-t dhe një tjetër indicie që personi jashtë është pikërisht reperi është fakti që ajo ka treguar se Stresi e njeh atë dhe nuk kanë folur bashkë prej 10 vitesh (Stresi dhe Noizy janë pajtuar vetem gjatë vitit të fundit). E në fakt, disa prej debateve mes reperit dhe Julianës në shtëpi, duket se kanë nisur pikërisht për historinë që ajo ka jashtë. 

Pra deshi apo nuk deshi, Noizy u bë pjesë e “Big Brother Kosova”, jo me prezencën e tij sigurisht, por mes dramave të banorëve, ku sigurisht që do ishte i përfshirë edhe Stresi. Megjithë jemi në pritje të reagimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *