Dërguti: Gjykata Speciale stopoi shumë procese në Kosovë

Me 5 nëntor bëhen 3 vjet nga arrestimi i ish udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare.

Aida Dërguti ish-ushtare e UÇK-së, tha se Gjykata Speciale është një mostrum juridik.

“Ajo është një ‘Suis Generis’ dhe për nga forma edhe forma e funksionimit, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por krejtësisht e pavarur, madje edhe Avokati i Popullit nuk lidhet me sistemin tonë të drejtësisë”, tha ajo.

Sipas saj, Gjykata Speciale kryekëput është politike. Dërguti vlerësoi se me themelimin e Gjykatës Speciale janë stopuar shumë procese në Kosovë.

Edhe për bastisjet e fundit që janë bërë në Kosovë, Dërguti theksoi se janë një nonsens.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *