Mali i Zi nuk planifikon që të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë.
Këtë e ka thënë presidenti i këtij shteti, Jakov Milatoviq, gjatë një konference të përbashkët me presidentin rumun, Klaus Iohannis, raporton RTNK.me.
“Dërgimi i ushtarëve malazez në Ukrainë tash për tash nuk është një opsion, apo qoftë subjekt i ndonjë diskutimi”, është shprehur Milatoviq.
“Sikurse Rumania edhe Mali i Zi si anëtar i NATO-s e ka mbështetur Ukrainën që nga nisja e agresionit rus”.
Edhe Iohannis si nikoqir ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk mund të ndodhë “sepse Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s”.
Deklaratat e Milatoviq dhe Iohannis rrjedhin pas asaj të presidentit francez, Emmanuel Macron, që ka thënë se dërgimi i ushtarëve në Ukrainë është opsion.