Deputeti ukrainas kërkon njohjen e Kosovës

Deputeti i Ukrainës, Oleksy Goncharenko ka nisur zyrtarisht një peticion online drejtuar presidentit të Ukrainës, Zelensky për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se nëse aplikacioni mbledhë 25 mijë nënshkrime, atëherë Presidenti është i obliguar të përgjigjet.

“Sapo plotësova peticionin për Presidentin e Ukrainës me kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet të reagoj. Ukraina duhet ta mbështesë tani Kosovën” ka shkruar ai.  

Deputeti Oleksy Goncharenko njihet për qëndrimet e tij të fota pro Kosovës. Ai e vizitoi vendin tonë muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *