Ish-futbollisti 47-vjeçar, David Beckham, ka folur gjerë e gjatë në serialin e ri të Netflix për çrregullimin nga i cili vuan.
Pasi gjithë familja ka shkuar në shtrat, ai qëndron zgjuar për orë të tëra duke pastruar dhe rregulluar shtëpinë.
Kjo sepse Beckham vuan OCD “Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv”.
Çrregulimi obsesiv-kompulsiv (në anglisht: Obsessive-Compulsive Disorder ose OCD) është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime të rikthyeshme (“obsesionet”) ose ndjen nevojen t’i mbarojë ose përserit disa rutina ose akte (“kompulsionet”) në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme. Personi nuk mundet t’i kontrollojë mendimet apo aktivitet për një kohë më të gjatë.Kompulsionet të shpeshta janë larja e duarve, numërimi i gjësendeve dhe kontrolli nëse dyert janë të mbyllura.
Këto aktivitete ndodhin në atë masë saqë jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht dhe merr shpesh një orë apo më shumë kohë në ditë. Shumica e rriturve e dijnë se këto sjellje nuk kanë kuptim. Kjo gjendje shoqërohet nga tike nervoze, çrregullime ankthi dhe një rrezik i shtuar i vetëvrasjes.
“Unë e pastroj vetë çdo gjë aq mirë, se nuk jam i sigurt që Victoria i ka dhënë rëndësinë e duhur. Sigurohem që kudo të jetë i rregullt kur të gjithë janë shtrirë. Unë e urrej të zbres në mëngjes dhe të ketë gota, pjata dhe tasa.”- shprehet ai në dokumentarin për të cilin ka nënshkruar një kontratë 16 milionë paund.