Dëmtohet varri i nënës së Nikolla Sanduloviq-it, ky i fundit thotë se e mori edhe një mesazh kërcënues

Persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviq, kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sanduloviq në një postim në “X”.

“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj meje. Dje kanë përdhosur varrin e nënës sime pasi unë kam vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit më dërguan mesazh që t’i nxirrja eshtrat e nënës dhe t’i fusja në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.

Ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *