Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi dje krerët e shtetit kanë vizituar Skenderajn, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së Izbicës.
Në Skenderaj, përveç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, në vizitë ishin edhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë.
Megjithatë, Deliu-Kodra ka pasur disa kritika ndaj krerëve të institucioneve, për shkak të eskortës së tyre përgjatë vizitës në Drenicë.
Ajo kujtoi një deklaratë të Kurtit kur kritikonte shefat e shtetit për përdorimin e veturave bazuar në protokollin zyrtar.
“Albin Kurti dikur ‘Ata kanë xhipa, ne kemi libra’. Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…”, shkroi ajo në Facebook.