Del dëshmia e mjekut që e mori Marigona Osmanin para spitalit të Ferizajt

Burim Maloku. specialist i mjekësisë emergjente në Ferizaj, tha se trupi i Marigona Osmanit ka qenë pa shenja jete dhe se e ndjera kishte ndërruar jetë para se të sillej para spitalit të Ferizajt.

Maloku në dëshminë e tij para trupit gjykues tha se kishte dalë menjëherë t’i kërkoj personat që e sollën Osmanin para spitalit.

E ndjera është sjellë nga dy persona pa shenja jete. Kemi fillu me procedurën dhe ekipa me shpejtësi është mbledhë atje. Menjëherë si jemi afruar tek pacientja e kemi vërejt që ajo ka vdekur më herët dhe nuk ishte vdekje e çasteve të fundit. Kur kemi dalë në koridor me i kërkua dy personat, ata nuk kanë qenë atje. Prandaj, ne kemi thirr Policinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Maloku.

Ndërsa i pyetur nga avokati i familjes së Osmani se kush nga stafi mjekësor doli për t’i kërkuar Krivaqën dhe Sejdiun, ai tha se doli personalisht.

“Kam dalë personalisht jashtë me i kërkua dy personat, pasi që më duhet konsulta me ta për procedurën e reanimacionit. Kam dalë me fol me palën, këta dy djem veç kanë qenë duke dalë prej emergjencës. Nuk kam pas më kontakt me ta”, përgjigjet dëshmitari, Burim Maloku, raporton teve1.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *