Deklarohet Policia për kërcënimet ndaj Abdixhikut

Policia e Kosovës është deklaruar për kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani për Indeksonline tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *