Deklarohet Policia pas zhurmës së madhe në Mitrovicën e Veriut

Një sirenë alarmi është dëgjuar një orë më parë në veri të Mitrovicës e cila ka shkaktuar shqetësim te qytetarët atje.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti, për momentin nuk ka dijeni për diçka që po ndodh në pjesën veriore të qytetit, përveç sirenës që ai vetë e dëgjon, raporton Kossev.

Në ndërkohë, kësaj sirene iu bashkuan edhe të tjera, duke përfshirë një në çatinë e një veture që kaloi me shpejtësi të madhe nga drejtimi i Zveçanit drejt qendrës së qytetit.

Hoti ka thënë se rruga është bllokuar në Zubina Potok afër Varagit dhe në Rudar.

Nesër do të fillojë aplikimi i masave të reciprocitetit, më saktë nga mesnata të gjithëve që vijnë në postblloqe me letërnjoftim të Republikës së Serbisë do t’u dorëzohet dokumenti hyrje-dalje dhe riregjistrimi i automjeteve me targa serbe. për Kosovën do të fillojnë edhe ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *