Dezi Arapi 27 vjeç dhe Xhesika Arapi 23 vjeç ditën e djeshme u arrestuan nga policia e Bilishtit për prishje të qetësisë publike.
23-vjeçarja u la e lirë dhe do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa dënimi për 27-vjeçaren nuk është bërë ende me dije.
Ato kundërshtuan me dhunë ditën e djeshme efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat duke i share dhe ofenduar me fjalë banale.
Të rejat udhëtonin gjatë orëve të natës me makinën e tyre dhe nën efektin e alkoolit bërtisnin nëpër qytet. Sipas informacioneve, ato ofendonin po ashtu edhe qytetarët teksa ndodheshin nën efektin e pijeve alkoolike.
Dy motrat Arapi janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” në qytezën e Bilishtit.