Detektivja shqiptare nuk kursehet: Këto vajza të famshme të ekranit janë dashnoret e politikanëve

Dedektivja e tradhtive Shkënda Lili ka thënë gjithmonë në daljet e saj televizive se politikanët dhe biznesmenët janë ata që tradhtojnë më shumë.

Politikanët kur tradhtojnë në shumicën e rasteve zgjedhin ta bëjnë shkeljen e premtimit të kurorës me vajzat e famshme dhe më të bukura të ekranit.

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour”, dedektivja private Shkënda Lili duke iu përgjigjur interesimit të moderatores Ester Bylyku, theksoi se përveç politikanëve, janë edhe personat e përfshirë në shtresat e larta ekonomike.

“Politikanët dhe shtresa e lartë ekonomike tradhtojnë sigurisht me gocat e ekranit. Me ato gocat e bukura që e mbajnë veten se janë dikushi, dhe jo me një gocë të thjeshtë. Të paktën kjo mua më rezulton”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

Dektivja zbuloi edhe një kuriozitet sa i përket arsyes se pse gratë e poltikanëve që edhe kur kapen në tradhti, nuk ndahen nga bashkëshortët e tyre.

“Në zyrën time janë të gjitha kategoritë që duan të bëjnë investigime, duke filluar nga njerëz të thjshtë dhe duke vazhduar tek këta që thatë ju (politikanët). Absolutisht që ka.Gruaja e një politikani nuk vjen për të ditur a e tradhton ai apo jo, se dua të ndahem nga ky person. Ajo kërkon të dijë për të mbuluar gjërat e saj, për pasuri e të tjerat, për t’i bërë “presion”, dhe jo për të shkuar në ndarje për të vuajtur”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *