Dedaj: Ka pasur individë në parti të ndryshme që kanë propaganduar kundër UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë e ka vazhduar dëshminë Gjergj Dedaj, i cili është dëshmitari i 33-të (me kodin Ë03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dedaj është pyetur nga prokurorja për “një luftë speciale ndaj UÇK-së”. Dedaj tha se nuk është në dijeni për këtë gjë, por sipas tij, ka pasur individë në parti të ndyrshme politike që kanë propaganduar kundër UÇK-SË.

“Luftë speciale kundër UÇK-së po e dëgjoj vetëm prej jush sot. Ka pasur individë në parti të ndryshme politike që kanë propagandu kundër UÇK-së, janë mundu me etiketu, individë, jo lider të partive, por ka pasur individë. Luftë Speciale që ka pasur unë nuk jam në dijeni”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *