Debuton me gol dhe asist, Ermal Krasniqi dhuron spektakël për Cluj

Debutim ëndrrash për Ermal Krasniqin në futbollin rumun. Sulmuesi i majtë u transferua disa ditë më parë nga Ballkani te Cluj për 200 mijë euro.

Ai e nisi si titullar duelin ndaj Farul Constanta. Cluj triumfoi 0-3 duke parakaluar këtë kundërshtar në krye të renditjes së kampionatit rumun.

Krasniqi zhbllokoi takimin në minutën e 49’ . Inkursion i bukur, trekëndësh me ganezin Yeboah dhe finalizim me një goditje të zgjuar.

Lojtari nga Malisheva tregoi klasin e tij edhe në minutën e 77’, moment kur dribloi dy kundërshtarë dhe dhuroi një asist për Petrila, i cili realizoi golin e tretë për kryesuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *