Dhunë në Familja/ I shkon ish – gruas në shtëpi e rrah dhe ja merr djalin

Një rast i dhunës ka ndodhur mbrëmë në Mazgit të Obilit.

19 vjeçari A.Q., nga Kroimiri i Lipjanit, diku rreth orës 22:00, i ka shkuar në shtëpi në Obiliq ish-bashkëshortes së tij, bashkë me nënën dhe vëllain.

Burime të këtij medium kosovar kanë pohuar se i dyshuari nga ish-gruaja, F.Q. ka marrë me dhunë djalin 7 muajsh.

Ndaj ish-bashkëshortes, i dyshuari ka përdorur dhunë fizike.

Kjo e fundit ka marrë tretman mjekësor pas sulmit.

Njësia policore në stacionit policor të Lipjanit është angazhuar në rast, dhe në konsultim me prokurorin, fëmiu 7 muajsh i është kthyer të ëmës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *