Afër kufirit të Kosovës janë mbledh dhjetëra motoristë serbë në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës ka dërguar disa autoblinda të Policisë te kjo pikë kufitare pasi kishte marrë informata për mundësi të hyrjes së këtyre protestuesve në Kosovë.
Burime të Kallxo.com bëjnë të ditur se paraprakisht kanë qenë mbi 50 të tillë, por disa janë shpërndarë. Përpos motoristëve, në këtë pjesë shihen edhe shumë makina të ndalura, si dhe Policia serbe.
Në afërsi të pikës kufitare të pranishëm janë edhe ekipe të EULEX-it.