Danimarka e interesuar që të investojë në sektorët e shëndetësisë, minierave dhe energjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës  Albin Kurti, ka takuar sot Ambasadorin danez në Kroaci, Ole Frijs-Madsen dhe Drejtuesin e Këshillit për Tregti në Ambasadën e Danimarkës në Kroaci, Zarko Masanovic, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në njoftimin për media thuhet se në takim, kryeministri Kurti dhe ambasadori danez shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, dhe të dy palët mirëpresin një intensitet të rritur të bashkëpunimit në çështje ekonomike.

Ambasadori Frijs-Madsen theksoi interesimin e Danimarkës, për mundësi investimesh në sektorët e shëndetësisë, minierave, dhe energjisë së ripërtritshme.

Ndërsa, Kryeministri Kurti shprehu besimin se Kosova ka potencial të madh për të rritur atraktivitetin e saj për investitorët danezë dhe se ky bashkëpunim i thelluar mes dy shteteve do të sjellë avantazhe të konsiderueshme për të dy vendet.

Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar fusha të reja të interesit të përbashkët që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *