Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Në momentin që organet e rendit kanë rrethuar shtëpinë e dorasit në fshatin Godanc të Shtimes, i njëjti ka qëlluar veten me armë zjarri duke refuzuar të bie në duart e Policisë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka bërë me dije se 31-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në Emergjencë.
E trupi i pajetë tashmë ka arritur në Emergjencën e QKUK-së.