Dalin pamjet e djalit të Joe Biden duke marrë drogë

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, e ka filmuar veten duke pirë drogë në një banjo gjatë detoksifikimit për të cilin babai i tij kishte paguar 75 mijë dollarë.

Në pamjet ekskluzive që janë siguruar nga e përditshmja britanike “The Sun” shihet djali i presidentit, thellësisht i trazuar, duke marrë drogë në një banjë shëndetësore, në janar të vitit 2019.

Hunter, 52 vjeç, fillimisht shihet duke shikuar përreth dhe duke prekur veten seksualisht. Më pas ai largohet nga vaska për një kohë të shkurtër dhe kthehet sërish me substanca narkotike dhe një kanaçe. Në fund të videos shqetësuese, Hunter shikon i përhumbur në kamerë.

Hunter xhiroi këto pamje pasi udhëtoi në një vend afër Bostonit në përpjekje për ta luftuar varësinë e tij nga kokaina, për çka babai i tij – që është presidenti i ShBA-së – i dërgoi dhjetëra mijëra dollarë për trajtim.

Në një video tjetër, Hunter shihet në banjë i shoqëruar nga dy vajza ( njëra 24 vjeç dhe tjetra 25 vjeç kur u xhirua videoja).

Joe Biden i kishte dërguar djalit të tij 75 mijë dollarë vetëm nëntë ditë përpara se të filmoheshin këto pamje për të ndihmuar në pagesën e trajtimit nga varësia e drogës.

Këto video materiale u gjetën në një kopje rezervë të iPhone-it në laptopin e Hunter Biden.

Në një sms në telefonin e Hunter, në fillim të dhjetorit 2018, ai i ishte lutur babait të tij që t’i dërgonte para për trajtimin, duke pretenduar se ai po përpiqej për të paguar qiranë, alimentacionin, kujdesin shëndetësor dhe faturat e përditshme të vajzave të tij, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Babai i tij iu përgjigj rreth dhjetë minuta më vonë duke thënë: “Ok, si do ta bëj këtë? Unë mund ta paguaj trajtimin direkt dhe strehimin e tyre dhe pjesën tjetër ta jap ty”.

Atë mbrëmje, Joe Biden dërgoi përsëri mesazhe për t’i thënë: “Krenar për ty. Qëndro i fortë. Çdo gjë tjetër do të kalojë. Me dashuri, babi”.

Hunter premtoi t’ia kthente paratë e terapisë babait të tij, por atë natë mori një mesazh nga ai që thoshte: “Nuk jam i shqetësuar nëse do të m’i kthesh pararë”.

Këtu mund ta shikoni: VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *