Dalin pamjet nga aksidenti ku humbi jetën 19 vjeçari në Kodrën e Trimave

Një 19 vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi pas mesnate në lagjjen, Kodra e Trimave.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga aksidenti ku u përfshi një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara.

Në fotografinë e realizuar pas mesnate në vendngjare shihen policia dhe dy autombulanca.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.

Një person (19 vjeçar) ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *