Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, raportohet për disa të lënduar

Dy aksidente të rënda transporti kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Zvicër.

Dy trena në kantonin e Zvicrës kanë dalur nga shinat, njëri në Lüscherz dhe tjetri në Büren zum Hof, dy qytete me 30 minuta distancë nga njëra tjetra. Kështu raportojnë mediat zvicerane, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Policia mori vesh për trenin e parë, në Lüscherz, rreth orës 16:30 të pasdites, ku sipas tyre, nga ky aksident pati disa të lënduar të cilët aktualisht po trajtohen nga ekipet e shpëtimit.

Treni ishte rrugës për në qytetin Biel, dhe dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte një stuhi e fortë.

Njëzet minuta më vonë, policia zvicerane u njoftua edhe për trenin tjetër që u aksidentua në Büren zum Hof, nga ku mbetën të lënduar 12 persona – nëntë prej tyre të rritur, e tre fëmijë. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *