Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër të hënën mbrëma. Një bashkëshort xheloz ka qëlluar për vdekje një person e më pas e ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij kosovare, para se të kryente në fund vetëvrasje.
Vepra e përgjakshme kishte nisur në Itali. Italiani 51-vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri një bashkëkombës të tij 47-vjeçar, me të cilin gruaja e tij kishte nisur lidhje. Elena kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj në maj dhe ishte larguar nga ai, por italiani nuk e pranonte këtë ndarje dhe kërkonte që ajo të kthehej.
Italiani 51-vjeçari më pas kaloi pikën kufitare, duke u futur në Zvicër, ku shkoi te banjat termale në Stabio TI. Atje punonte bashkëshortja e tij 45-vjeçare, nga Kosova, me të cilën ishte në proces të divorcit. Gruaja u qëllua në pjesën e sipërme të trupit. Autori në fund qëlloi veten.
Aksaya Arulanthan 18-vjeçare, një kamariere në restorant, që ishte dëshmitare e rastit, nuk po mund ta largojë pamjen nga koka.
“Pashë një grua të shtrirë në hyrje. Ajo lutej për ndihmë. Këmisha e saj e bardhë ishte e mbushur me gjak”, tregon dëshmitarja. “Ishte e tmerrshme”.
18-vjeçarja më pas thirri Policinë dhe ambulancën.
Autori i këtij krimi kishte vdekur me të ardhur ambulanca. Kosovarja 45-vjeçare u dërgua me plagë të rënda në spital, por të martën u konfirmua se ajo është jashtë rrezikut për jetë.
Pensionistja Erika Malinverno (70), që shkon rregullisht në banja termale në Stabio, u trondit nga lajmi.
“E njoh mirë Elenën. Një grua e bukur dhe punëtore. Elena ka kohë që kishte probleme me bashkëshortin. Ai ishte shumë xheloz”, tregon Malinverno.
Gruaja shpesh qante. Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte njohur një burrë tjetër. Malinverno thotë se nuk ka besuar se bashkëshorti i Elenës do të ishte në gjendje të bënte një krim të tillë.
“Ata kishin një vajzë”, tregon ajo.
Kosovarja raportohet se kishte nisur lidhjen me italianin të cilin e vrau bashkëshorti i saj. Kosovarja ishte ndarë nga bashkëshorti në maj, por ai nuk e pranonte këtë dhe kërkonte që ajo të kthehej./Blick