Dalin detajet- Ja si e vranë shqiptarët 42-vjeçarin grek, sapo ai iku në ….

Një 42-vjeçar nga Atika Lindore është viktimë e sherrit brutal, në sheshin e Rafinës.

Sipas informacioneve, përleshja e ashpër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali në zonë, pranë sheshit qendror të Rafinës, ku pesë persona janë përplasur me 42-vjeçarin, duke e goditur me grushte, shkelma dhe doreza hekuri, duke e lënë të mbuluar nē gjak.

Ngjarja ka rrjedhur kështu- 42-vjeçari ka pirë një pije me të dashurën dhe dy persona të tjerë. Në një moment ai shkoi në tualetin e dyqanit. Aty është përballur me disa nga grupi i të rinjve.

Sherri ka shpërthyer kur njëri prej të rinjve ka fyer vajzën 42-vjeçare që ishte e dashura e viktimës. Brenda pak minutash viktima e ka gjetur veten duke u rrahur brutalisht nga të rinjtë në rrugën anësore të lokalit.

Personat e kanë goditur brutalisht me grushte dhe shkelma dhe në një moment njëri prej tyre e ka goditur me dorezë hekuri në kokë.

42-vjeçari ka rënë në trotuar i gjakosur dhe të rinjtë janë arratisur drejt plazhit të Rafinës.

Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe pak orë më vonë ka përfunduar i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *