Dalin detaje të reja tmerruese: Ky është personi i cili mbajti peng dhe përdhunoi gruan e cila ishte zhdukur…

Marius Musaku është personi i cili mbajti peng Ersida Dyrmishin, për 9 ditë në një hotel në periferi të qytetit të Durrësit.

Ai e rrëmbeu atë në shtëpinë e të atit të saj në Zhamë të Lushnjes dhe ka qenë i moshuari me inicialet F.K, i cili ka bërë denoncimin në polici. Musaku u arrestua më pas në një hotel të Durrësit.

Musaku dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë, duke e kërcënuar dhe për jetën e familjarëve të saj.

Ajo është arritur të gjendet dhe me ndihmën e policisë, ndërkohë që Musaku është vënë në pranga nën akuzat e “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ndërkohë në dëshminë e tij në policinë e Durrësit, Musaku është shprehur se nuk e ka mbajtur pa dëshirë Dyrmishin, dhe se së bashku kishin një histori dashurie.

“Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi një hsitori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë”, mësohet të jetë shprehur Musaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *