Një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.
E kemi fjalën për Dafina Zeqirin e cila në disa foto që ka publikuar është kritikuar shumë për një ndërhyrje që bëri në buzë, shkruan gazeta Neutral.
Pas kësaj këngëtarja reagoi duke i cilësuar këto reagime si të pabesueshme, të vrazhdëta dhe të papritura më së shumti nga gra dhe vajza.
Por së fundmi ajo ka folur sërish rreth kësaj teme, duke thënë se është fytyrë publike dhe se punon që një kohë të gjatë duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm tretmanet, pa mbushës apo botoks.
“Jam fytyrë publike kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste profesionale. Nuk flej mirë shpesh herë, punoj natën, udhëtime të shumta dhe normal nuk mjaftojnë te unë vetëm tretmanë të fytyrës por edhe pak botoks e pak mbushës”, tha ajo.
“Unë prej moshës 28 vjet kam filluar do të thotë për herë të parë (nuk po flasim për operacione të gjoksit dhe hundës që e kam bërë shumë më herët) Marilyn Monroe kapasur ndërhyrje që se din askush dhe i thonë natural e mu si të më thotë ndokush natural gjuhen menjëherë disa femra me komente absurde”, vazhdoi ajo.