Dafina Zeqiri para disa ditësh mori pjesë në festivalin e madh “Alba Festival”, në Cyrih të Zvicrës.
Ajo mori vëmendjen me vallëzimet e saj joshëse, por edhe për stilin e saj të veçantë, shkruan gazeta Neutral.
Por siç duket veshja e Dafinës i pëlqeu edhe të dashurës së këngëtarit kosovar Robert Berishës, bëhet fjalë për Lauretën.
Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi në InstaStoryn e saj, ku shihet e veshur me të njëjten veshje si të Dafinës.
A ishte inspirim apo kopjim, vlerësojeni vetë.