Dafina largohet nga skena, kjo është arsyeja

Dafina Zeqiri është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Falë sukseseve të jashtëzakonshme, këngëtarja numëron koncerte të shumta.

Dafina ka dhënë maksimumin për të kënaqur publikun dhe fansat që adhurojnë muzikën e saj.

Mirëpo i gjithë ky angazhim përgjatë verës duket se ka përkeqësuar shëndetin e artistes.

Dafina ka treguar më parë se iu është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Së fundi, këngëtarja ka lajmëruar fansat e saj se do të bëjë një pauzë nga koncertet dhe do të kujdeset për shëndetin e saj pasi së fundmi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhe ka nevojë të pushojë.

“Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për tu kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”, shkroi Dafina në postimin e saj në ‘Twitter’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *