Daçiq: Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot para panelit “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Kosova muajt e fundit ka punuar në de-përshkallëzimin e konfliktit, Daçiq tha për Tanjug se nuk e di se si po shkojnë, pasi përshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh.

“Nuk e di se si funksionojnë kur përshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh. Ne kemi thënë 100 herë deri më tani se kërcënimi më i madh për paqen është Kurti”, tha Daçiq. 

Ai theksoi se kanë kaluar dhjetë vjet që kur nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit me Catherine Ashton dhe Hashim Thaçin dhe se në Prishtinë “nuk e panë të arsyeshme” të zbatojnë asgjë nga ajo marrëveshje që ka të bëjë me të drejtat e popullit serb në Kosovë, si p.sh. formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Çdo gjë që kanë bërë, kanë punuar në përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiq përkujtoi se kur është biseduar për Marrëveshjen e Brukselit është biseduar për tentativën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pa u ndërhyrë në çështjen e statusit, përkatësisht duke paragjykuar se si do të zgjidhet politikisht statusi i Kosovës.

“E gjithë kjo për të (Kurtin) është e papranueshme, gjegjësisht nuk dëshiron të zgjidhet çështja e statusit, sepse nëse nuk mund të zgjidhet me negociata, do të zgjidhet me armë dhe ky është koncepti i tyre”, tha Daçiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *