Çudit mbrojtësi i Bayernit, është stërvitur me një tenor për të përmirësuar zërin

Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut, Dayot Upamecano, është gati të rikthehet në aksion në Bundesligë, në ndeshjen e së shtunës së ardhshme ndaj Bochumit, pasi është riaftësuar nga një dëmtim që pësoi pak kohë më parë.

Francezi humbi ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Wolfsburgut (4-2) për shkak të problemeve me gishtat e këmbës.

“Jam gati për Bochum, të shtunën, pastaj për Parisin”, – konfirmoi ai për “Sport Bild”. – “Pata një problem, por kjo nuk do të më pengojë të luaj. Shkova te një ekspert në Konstanz, i cili po kujdeset për të gjithë trupin tim.”

Upamecano zbuloi se ka punuar me një këngëtar opere në teknikën e tij vokale, pasi kishte pasur probleme me zërin (dhimbje fyti dhe ngjirje), kur përpiqej të bërtiste me zë të lartë në fushë. Edhe këtë problem tashmë e ka hedhur pas krahëve.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur në total në 27 ndeshje me fanellën e Bayernin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *