Eurodeputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me popullin e Kosovës.
“Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.
Sipas saj pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.
“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohen pa vonesë të mëtejshme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. I shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian, familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, tha ajo.