Luana Vjollca sapo përfundoi me sukses sezonin e katërt të spektaklit “Shiko Kush LUAN” që mbante pas televizorit miliona shikues shqiptarë dhe ishte nën autorësinë dhe moderimin e saj.
Kurioziteti se ç’po gatuan showgirl-i i njohur i ka mbërthyer të gjithë. Një show i ri televiziv?
Rikthim i “Shiko Kush LUAN” me një sezon të pestë? Një projekt i ri muzikor? Apo një bashkëpunim me yje internacionalë, siç e kemi parë shpesh edhe të jetë në kontakt?
Si duket bëhet fjalë për dy pyetjet e fundit dhe këtë na e kanë zbuluar vetë stafi i Luanës, pa lejën e saj.
Kanë qenë stafi që kujdeset për kurimin e imazhit të yllit shqiptar ata që na kanë treguar momente nga “backstage” i projektit të ri nga Luana.
Stilistja e Vjollcës, Miranda Dupi dhe grimieri Arbër Bytyqi kanë publikuar foto ku shihet Luana si një “Barbie Doll”. Për këto postime ka edhe Luana një reagim ku shkruan: “I padururshëm, por unë të dua sërish”, duke iu drejtuar Bytyqit.
Mirëpo nëse keni qenë të vëmendshëm Luana na ka treguar “look”-un e plotë ditën kur në llogarinë e saj të Instagramit u bënë plot 2 milion ndjekës.
Tani ne mezi po presim surprizën që po “gatuhet” edhe pse Luana na zbuloi edhe disa foto të tjera me këtë “look”, ku vlen të thuhet se duket vërtet si një “Barbie në botën e ëmbëlsirave”!