Problemi me rrymë tash e një kohë është bërë problem global pasi që në shumë shtete ka ndikuar lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Këtij problemi nuk i ka shpëtuar as rajoni i Ballkanit, e veçanërisht shteti ynë, Kosova.
Sipas një studimi të fundit, Hungaria prinë me çmimin më të lartë në Evropë, me 749EUR/Mw, ndërsa Portugalia me çmimin më të ulët me 202 EUR/Mw.
Ndërsa, në Kosovë, shihet si një problem i madh sezona e dimrit që po vije pasi që rezervat e rrymës janë shumë të vogla e dimri sipas meterologeve pritet të jetë i ashpër.
Megjithatë, këto çmime janë momentale, pritet që të bëhet ndonjë ndërhyrje në uljen e këtyre çmimeve supër të larta.